Monday , February 19 2018

Ja kush përfiton shpërblime dhe shuma që jepet për festat e fundvitit

Qeveria miraton shpërblimet për kategoritë në nevojë, për festat e fundvitit.

Kreu i qeverisë, Edi Rama në një konferencë të posaçme për mediat nga Kryeministria, komentoi rritjen e rrogave dhe pensioneve që do bëhet nga 1 marsi i vitit që vjen si dhe komunikoi shifrat e shpërblimeve për kategoritë në nevojë.

“Për pensionistët qeveria do të vërë në dispozicion fondin më të madh në 25 vjet në vigjilje të festave duke i dhënë çdonjërit prej 643 mijë pensionistëve 60 mijë lekë të vjetra, që është në historikun e edhe shifra më e lartë dhe thuajse e barabaetë me shifrën e rritjes së pensioneve viotin e atsdhshëm”, u shpreh Rama.

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmë ekonomike bëri me dije se do marrin 20 mijë lekë të vjetra.

Për familjet e përmbytura ndër vite në 8 qarqe dhe 18 bashki do bëhet dëmshpërblim i plotë në Tiranë, Fier, Elbasan, Durrës, Berat, Lezhë, Vlorë dhe Korçë.

Ai tha se shuma që do vihet në dispozicion sipas të gjitha akteve në do të jetë nga 6.8 milionë lekë të vjetra për familje deri në 101 mijë lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: