Monday , February 19 2018

Ja pse na dridhen duart.

Dridhja e papritur e duarve ose e këmbëve është më shumë një shenjë e tendosjes nervore, ose kjo mund të jetë edhe pasojë e shkaqeve serioze. Duhet të kemi kujdes, për faktin se si i mendoni gjërat. Bëhuni më pozitiv, mos lejoni t’ju nënshtrojë stresi, pasi bazat nervore janë shkaku i disa sëmundjeve, përfshirë këtu edhe dridhjen e duarve.

reklamo-lire-drejtkendesh-ok

Por, kjo gjë nuk duhet neglizhuar, pasi dridhja e duarve mund të jetë paralajmërim i disa sëmundjeve. Dridhja e duarve paralajmëron sëmundjen e sklerozës. Ose mund të lidhet me mungesat e metabolizmit, siç është hiperdozimi.

Por kjo nuk është domosdoshmërisht shkak – pasojë, pasi dridhja e duarve mund të shkaktohet edhe prej faktorëve  të jashtëm, siç është rasti kur e teprojmë me kafenë ose elementë të tjerë të ndryshëm.

Po ashtu një element tjetër mbi dridhjen e duarve mund të jetë edhe fakti që mund të jetë e trashëgueshme. Shpeshherë mund të varet edhe nga karakteri i personit. Mund të shfaqet në periudha të caktuara kohore etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: