Monday , February 19 2018

Ja pse nuk duhet të pështyni në rrugë

Në vendin tonë ky është një fenomen që vihet re çdo ditë, por asnjë nuk i di pasojat që sjell një veprim i tillë.
Pështyrja në rrugë është një sjellje e keqe dhe e pahijshme. Megjitahtë në vendin tonë nuk është e mjaftueshme që ta cilësosh një individ me këto emra, ndërsa në Itali përveç kësaj njerëzit tashmë po kërkojnë miratimin e një dekreti që mund të çojë edhe burg.

 
Megjithatë përveç faktit se ky ligj mund të tmerrojë njerëzit, ende do të ekzistojnë disa të tjerë që do ta kryejnë një veprim të tillë. Madje mendohet se edhe po ti thuash të lutem njerëzit nuk do të ndalen, sepse askush nuk e merr parasysh faktin se një veprim i tillë në rrugë mund të jetë një vatër e sigurt sëmundjesh tek të tjerët.
Pikërisht për këtë arsye disa vende në Itali kanë menduar të vendosin sanksione të ndryshme për njerëzit që kryejnë një sjelle të cilësur si të keqe, por edhe të dëmshme për vetë shëndetine individit.

 
Krijimi i ligjeve natyrisht që do të bëhet për arsye të respektimit të etikës urbane dhe mirë do të ishte që ky ligj të ekzistonte edhe në vendin tonë, sepse ky fenomen ndodh në çdo cep të vendit. Këtu ndodh kështu sepse njerëzit që bëjnë një veprim të tillë nuk e mendojnë se sëmundjet e transmetueshme mund të merren edhe me anë të të pështyrit në rrugë, ku infektimi i njerëzve që ndodhen pranë atyre që e kryejnë veprimin janë më të rrezikuarit.

 
Për shembull në Trentino sanksionet të përkthyera në gjobë për një veprim të tillë mund të shkojnë nga 300 deri në 500 euro dhe nëse mendoni se askush nuk ju sheh e keni gabim, sepse në vende të tilla janë vendosur njerëz që ruajnë dekoret apo që kujdesen për mirëmbajtjen urbane dhe pikërisht këta bëjnë denoncimin e rasteve të tilla.
Me prezantimin e këtij artikulli mendohet që edhe këtu në vendin tonë njerëzit të reflektojnë dhe të kuptojnë që kryerja e një veprimi të tillë jo vetëm që është një sjellje e keqe, por edhe e rrezikshme për shëndetin e vetë individit. Prandaj në ambjente publike nuk duhet të kryeni sjellje që janë të dëmshme për vetë shëndetin tuaj, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: