Friday , February 23 2018

Ja sa do të rritet çmimi i gazit, në janar për automjetet.

Komisioni i Ekonomisë vendosi në mbledhjen e djeshme se sa do të jetë rritja e çmimit të gazit për automjetet.

Me shumicë votash vendosi se akciza e gazit për automjetet do të jetë 8 lekë, nga 13 lekë që ka qenë propozimi i mëparshëm i qeverisë.

Taksa e gazit të lëngshëm vendoset për herë të parë. Ajo parashikon që të taksohen vetëm automjetet dhe jo konsumatorët që e përdorin gazin për nevoja familjare. Në rast se do të miratohej varianti i parë i qeverisë, me akcizë 13 lekë duke përfshirë dhe TVSH-në, ekspertët parashikuan rritje të me 15 lekë për litër.

Aktualisht, çmimi i shitjes së gazit për automjetet është 45 lekë deri në 55 lekë për liter dhe aplikimi i akcizës me miratimin e djeshëm do të sjellë sërish shtrenjtim të çmimit, i cili pritet të variojë nga 60 lekë deri në 65 lekë për litër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: