Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...

Ja si ti shëroni thembrat e çara, në kushte shtëpie?

Problem i zakonshëm ky i çarjes së këmbëve, që shkaktohet nga humbja e elasticitetit të lëkurës dhe nga lënia pas dore e tyre.

Në fillim është një shqetësim dhe një problem estetik. Por kur çarjet bëhen të thella, japin dhimbje edhe kur rrini në këmbë. EL

Thembrat çahen sepse lëkura është e ashpër te disa. Ose nga këpucët e hapura, ose nga qëndrimi i gjatë në këmbë, ose nga kallot që rrethojnë këmbët.

Por, pavarësisht se në treg gjenden me mijëra produkte për shërimin e tyre, shumë pak nga ato e kryejnë funksionin e vet.

Mirëpo, mënyra më e mirë dhe e lirë për t’i shëruar ato është përmes produkteve natyralë, që mund t’i bëni në shtëpinë tuaj.

Lëngu i limonit.Vetitë e veta acetike ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, gjë që ju sjell një lëkurë më të butë dhe shëndetshme në vendin e thembrave të çara.

Prijeni limonin në dysh dhe fërkojeni zonën e infektuar. Bëjeni këtë për pesë minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.

Mjalti. Mjalti ka veti antibakteriale dhe është i përsosur për trajtimin e thembrave të çara the thara,

Një gotë me mjaltë e vendosni në një legen me ujë dhe e përzieni. Pastaj, i futni këmbët në ujë për 15 deri 20 minuta dhe i fërkoni këmbët me lehtësi.

Bananet. Bananet e pjekura janë ndër ilaçet më të mira shtëpiake për shërimin dhe trajtimin e thembrave të thara dhe çara.

Një banane të pjekur e copëtoni dhe e bëni në formë të pastës, pastë të cilën e vendosni në thembrat tuaja pasi t’i keni pastruar.
Pritni 10 deri 15 minuta dhe pastroni këmbët me ujë të nxehtë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.