Wednesday , May 23 2018

Java në Elbasan/14 të arrestuar, 89 shtetas të shoqëruar në polici, 651 masa administrative

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan gjatë një jave :
Gjatë një jave, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vijuar punën për parandalimin e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Ku janë proceduar penalisht 50 shtetas, nga të cilët:
14 të arrestuar, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 34 shtetasë dhe 2 shtëtas janë shpallur në kërkim, për vepra penale të ndryshme.
• Në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin ligjor të atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor gjatë një jave janë vendosur 651 masa administrative, dhe janë kontrolluar 415 automjete, si dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas:
1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur apo pa dëshmi” .
2 shtetas për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
· Në goditjen dhe ndëshkimin ligjor të paligjshmërisë janë arrestuar, 9 shtetas:
7 shtetas për veprën penale “Ushtrimi I Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”
2 shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Krijim të grupit të strukturuar kriminal” .
Në përmbushje të prioriteteve dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave “Për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë”, në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli statike e të lëvizshme të mbështetura edhe nga FNSH-ja, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë, 89 shtetas.
Në zbatim të plan-masave,për kontrollin e territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike , janë ushtruar 1333 kontrollet në të gjithë teritorin e Qarkut Elbasan, nga strukturat Policore të Komisariateve të Policisë Elbasan, Librazhd, Cërrik, Peqin dhe Gramsh.
Edhe në ditët në vijim do të intesifikohet puna me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *