Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...

Jetesa në fshat mbron fëmijët nga alergjitë. Ja arsyeja

Studimi më i fundit rreth këtij faktori tregon një aspekt të çuditshëm por edhe të vërtetë që fëmijët që jetojnë në fshat janë të mbrojtur nga alergjitë më shumë se sa fëmijët që jetojnë në qendrat urbane. Si mund të ndodh kjo gjë, sepse zakonisht mendohet e kundërta.

Krijimi i pluhurit në fshat stimulon një proteinë që mbron trupin nga alergjitë dhe kjo është arsyeja pse fëmijët në fshat janë më pak alergjik se ata në qytet. Pra të jetosh në fshat jo vetëm që është një motiv i mirë për qetësimin e mendjes suaj, por ju mbron ndaj alergjisë.

Pikërisht një studim i Universitetit të Belgjikës tregoi rezultate të habitshme rreth këtij fakti, për shembull fakti se ekspozimi ndaj pluhurit bujqësor do të rrisë shfaqjen e një proteine mbrojtëse, e cila ndryshon kundërveprimin midis mushëkrive dhe sistemit imunitar, i cili shkaktohet nga alergjitë.
Ky studim ka ardhur dhe për faktin se sipas të dhënave të fundit normat e personave me alergji janë në rritje në Evropë, ku rreth një në katër persona vuajnë nga alergjitë sezonale, ku arsyet për rritjen e shpejtë të saj janë ende të paqarta.

Kështu hulumtuesit kanë përdorur në eksperimentin e tyre një proteinë të quajtur LPS, e cila është pjesë e murit qelizor të baktereve tipike të pluhurit që ndodhet me shumicë në ferma. Kjo nga ana tjetër stimulon një proteinë A20, e cila gjendet në qelizat e trupit të njeriut dhe kufizon në nivele të larta përgjigjen inflamatore që shfaqet me emrin alergji.

Megjithatë ende nuk dihet saktë se si ndikon pluhuri në fshatë për nxitjen e shfaqjes së proteinës A20 në qeliza dhe kjo mbetet ende për t’u studiuar e konfirmuar. E rëndësishme është që shkenca avancon me ritme të shpejta dhe sjell fakte të reja rreth ngjarjeve që na na shqetësojne çdo ditë, citon elbasani plus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.