Thursday , February 22 2018

Kafe dhe mjaltë. Ilaçi më i mirë për kollën

Jemi në sezonin e dimrit dhe kolla është gjëja e parë që shfaqet tek ne. Për të qetësuar kollën, e cila godet shumë njerëz nuk është e nevojshme që të pimë shurupe të ndryshme, të cilat kanë fatkeqësisht kanë përmbajtje kimike moderne.

Por ilaçet dhe mjekimet popullore të bëra në kushtet e shtëpisë kanë treguar se janë më efektive dhe se ndonjëherë mund të superojnë fuqinë dhe të vetë kortizonit.

Një grup studiuesish iranianë morën përsipër të verifikojnë efektshmërinë e një mjekimi popullor të bërë në kushtet e shtëpisë dhe pikërisht të një përzierje të thjeshtë, mjaltë dhe kafe, duke e krahasuar atë me kortizonin.

Përgatitet në këtë mënyrë: 500g mjaltë i pastër i pa pasterizuar përzihet me 70g e kafe pluhur të sapo pjekur e bluar . .

Doza që duhet përdorur është: një lugë gjellë (25g) çdo 8 orë për një javë.

Studimi, është kryer duke ndjekur te gjithë metodologjinë shkencore dhe në të jane përfshirë 97 pjesëmarrës të rritur, të cilët vuanin nga kolla e vazhdueshme të paktën tre here ne javë.
Pacientët ishin të ndarë në tri grupe: një grup që përdorën mjaltin dhe kafenë, një tjetër grup me kortizon te marrë (nga goja), dhe grupi referues i cili u quajt ( grupi i kontrollit) që përdorën Guaifenesin (një molekulë e pranishme në shurupe kundër kolles ).

Në fund të studimit, hulumtuesit dolën në përfundimin se, ilaçi i bërë në shtëpi me mjaltë dhe kafe, rezultoi më i efekteshëm se kortizoni, më i sigurtë dhe pa efekte anësore.
E gjitha kjo për faktin se, mjalti është një anti-inflamator, anti-oksidant dhe përshpejton rigjenerimin e indeve. Po ashtu edhe kafeja, ka veprim lirues dhe njëherësh stimulon sistemin e frymëmarrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: