Wednesday , December 13 2017

Karikuesi i iPhone i merr jetën 14-vjeçares

Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke fjetur.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur ditët e fundit në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ku viktima është një 14-vjeçare.

Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur, ndërsa në mëngjes është gjetur pa ndjenja nga prindërit e saj. Ata e transportuan me urgjencë për në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë adoleshenten.

Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur dhe kishte vendosur në karikim telefonin e saj siç bënte thuajse çdo natë.

Por karikuesi i iPhone ishte i zhveshur dhe një prej telave e kishte prekur në trup duke transmetuar për një kohë të gjatë elektricitet mbi trupin e adoleshentes, duke i marrë jetën asaj

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: