Friday , February 23 2018

Këshilli Bashkiak Elbasan miraton marrëveshjen për implementimin e programit ROMACTED.

Në mbledhjen e tij të radhës Këshilli Bashkiak miratoi marrëveshjen mes Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkisë Elbasan mbi implementimin e programit ROMACTED, një program që synon të promovojë qeverisjen e mirë dhe fuqizimin e komunitetit rom në nivel vendor.

Është një program rajonal i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, institucione të cilat do të mbulojnë mbi 50 bashki në Ballkanin Perëndimor, ku në 7 Bashkitë pjesëmarrëse në Shqipëri do të jetë edhe Bashkia Elbasan.


Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është theksuar rëndësia e forcimit të programeve për këtë komunitet.


Ndër të tjera vlen të shtohet fakti se detyrat e Bashkisë së Elbasanit janë, promovimi i përfshirjes rome në nivel vendor, sigurimin e një angazhimi efektiv të shërbimeve që jepen nga bashkia me përfaqësuesit e komunitetit rom për përmirësimin e situatës së romëve dhe aksesit të tyre në shërbimet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: