Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...

Kjo është vepër arti e bërë nga fëmijët me mbetje të riciklueshme (Foto)

Magjia e festave nuk mungon as në Verona, në të cilën janë shfaqur vepra të vogla arti të realizuara nga materiale të riciklueshme.

Një ekspozitë me rreth 350 objekte ose vepra të vogla arti që simbolizojnë pjesë të vogla të festave të fundvitit, të bëra prej hekuri, xhami, kartoni, alumini dhe plastike.

Të gjitha këto janë realizuar nga fëmijë të grupmoshave të ndryshme, të vegjël e të mëdhenj, të cilët kanë përdorur pikërisht mbetje të riciklueshme.

Deri më 1 janar 2017 ju mund të vizitoni ngjarjen e krijuar në Verona, ku fëmijët kanë mbledhur mbetje të riciklueshme nga 130 institucione shkollore.

Qëllimi i këtij realizimi ishte për të krijuar simbole të ndryshme të festave të fundvitit me materiale të dorës së dytë dhe ato të riciklueshme.

Në këtë mënyrë të rinjtë dhe fëmijët kanë ndryshuar rrënjësisht refuzimin e të mësuarit të transformimit të mbeturinave në krijimine diçkaje të bukur.

Ky rast është bërë tashmë një zakon i mirëpritur nga të gjithë, sepse përfshin të rinjtë në një fushatë ndërgjegjësimi në lidhje me ekologjinë dhe mjedisin, duke ofruar edhe implikimet kulturore dhe sociale në të njëjtën kohë.

Qëllimi i tyre kryesor nuk ishte vetëm në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, rigjenerimin e riciklimin e mbetjeve, por mbi të gjitha edukimin e mirë qytetar, si dhe për të socializuar njerëzit që ngjarje të tilla para së gjithash janë një moment socializimi dhe mbështetje e bukurive të jashtëzakonshme të festave të fundvitit, të cilat mund të organizohen dhe në mënyra të tilla, citon elbasani plus.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.