Wednesday , May 23 2018

Kjo zonjusha në foto është e bija e njeriut më të pasur të Shqipërisë. Emri

Zonjusha në foto është e bija e njeriut më të pasur të Shqipërisë Shefqet Vërlacit. Zonja Behije Vërlaci ndryshe ish e fejuara e parë e Mbretit Zog. Nga babai ishte mbesa e Ismail Pashës ndërsa nga e ëma mbesa Ymer Pashë Vrionit.

Vetë Shefqet Vërlaci ishte me ngritje uljet e tija politike, krijoi armiqësi edhe me vetë baxhanakun e tij Aqif Pashë Elbasanin me të cilin mbetën armiq politik përjetësisht. U detyrua të largohej nga Shqipëria në fund të vitit 1941 dhe mori me vete djalin Ismailin dhe vajzën Behijen.

Në Shqipëri mbetën vajzat Fazileti dhe Mehtabi. Vajza Fazileti ishte e martuar me Is’han Libohovën ndërsa Mehtabi ishte e martuar me Qemal Biçkaçiun. Regjimi komunist i burgosi dhe internoi, ndërsa e ëma e tyre Semiramisi pasi vuajti dënimin 5 vjeçar ndërroi jetë. Shefqet Vërlaci ndërroi jetë në Zürich të Zvicrës ku ishte për shërim, ndërsa Behija dhe Ismaili kaluan njëri në Austri e tjetri në Kanada.

(në foton e papublikuar është Behije Vërlaci në vitin 1937 në Sarajet e saja në Elbasan)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *