Monday , February 19 2018

Kokëdhima: Reformimi i PS-së do të bëhet nga baza

Qindra emigrantë shqiptarë bashkëbiseduan me sekretarin e Partisë Socialiste për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima, në hotelin “Titania” në Athinë. Para mbi 800 shqiptarëve, të cilët jetojnë dhe punojnë në Greqi prej gati 25 vitesh, Kokëdhima e nisi fjalën e vet duke falenderuar emigrantët që në shumë sakrifica kanë dhënë gjithçka për atdheun, familjet e tyre dhe ekonominë e Shqipërisë, por ata janë nëpërkëmbur dhe harruar nga qeveritë në Shqipëri.

Gjatë takimit në Athinë me emigrantët shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Greqi, politikani Koço Kokëdhima, foli edhe për lëvizjen politike që ka nisur në Partinë Socialiste. Ai theksoi sërish se reformimi i PS-së do të bëhet nga baza.

Në fjalën e tij, Kokëdhima bëri të ditur se në janar 2017 do të nisë nënshkrimi i peticionit “Unë e zgjedh deputetin që dua”. Ai tha se kjo nuk është lëvizje individuale, por për t’u kthyer të drejtat qytetarëve.

Gjithashtu, politikani Kokëdhima tha se nuk do të largohet nga Partia Socialiste, por do të punojë aty me anëtarët e thjeshtë të PS-së./shekulli/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: