Wednesday , December 13 2017

Kryebashkiaku i Cërrikut/Inspektim në zonat e nxehta të rrezikuara nga përmbytjet!

Gjatë ditës së sotme kryetari I Bashkisë Cërrik z.Altin Toska ka qenë në terren për të inspektuar zonat në rrezik përmbytjeje.

Ja çfarë shkruan ai në faqen e tij të facebook-ut:

Zona më problematike paraqitet Lagja nr 3, Shelg, Cërrik, ku në mungesë të fondeve qeveritare të kërkuara prej gati 3 vitesh, situata paraqitet e njëjtë çdo herë që bie shi i rrëmbyeshëm duke përmbytur shtëpitë dhe puset e ujit të pijshëm që ndodhen në atë zonë!

Janë vënë në dispozicion mjete gërmimi për të ndihmuar këto zona të përmbytura.

Një falenderim për të gjithë punonjësit e Bashkisë, punonjësit e Ujësjellësit dhe të Policisë së shtetit për gadishmërinë dhe përkushtimin e treguar në minimizimin e këtij rreziku që na kërcënon.

Gjithmonë pranë qytetarëve!!!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: