Monday , January 22 2018

Kujdes! I keni këto euro në xhep? Janë të falsifikuara

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar arrestuan në flagrancë dy persona, të cilët kishin përdorur në mënyrë të përsëritur para false në disa karburante në Tiranë.

“Këta shtetas veçmas nga njëri- tjetri, kanë përdorur 300 Euro të dyshuara të falsifikuara (të prerjeve 50 dhe 100 Euro) në disa pika karburanti në qytetin e Tiranës.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se shtetasi G. M. dyshohet dhe si autor i ngjarjes së ndodhur si më poshtë:

Më datë 25.11.2017, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në një pikë karburanti, dyshohet se ka dhënë si pagesë për furnizimin me karburant, një kartmonedhë 100 euro, e dyshuar si e falsifikuar|., – bën me dije policia.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për të tjera vepra penale, që këta shtetas mund të ketë kryer në këtë fushë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale“Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga neni 183 dhe 143 e Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: