Wednesday , December 13 2017

Letra e dorëheqjes të mjekëve/”Mjekësia është në ditët më të zeza të saj”

Pas përhapjes së lajmit se disa mjekë të urgjencës në QSUT, ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij dorëheqja është një akt i pa precedent dhe tregon që mjekësia është në ditët e saj më të zeza.

“Kjo revolte vjen pasi ne dy vitet e fundit jane larguar nga Shqiperia vetem per ne Gjermani mbi 300 mjeke te specialiteteve te ndryshme per shkak te pagave te ulta, mungeses se kushteve dhe te sigurise ne vend,” shkruan ndër të tjera Berisha me anë të një statusi në Facebook.

Postim i plotë

Revolta e mjekeve te Urgjences, pas largimit ne dy vitet e fundit te mbi 300 kolegeve nga Shqiperia, eshte klithma e falimentimit te ketij shteti!

Te dashur miq, sot tete mjeke te Urgjences ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, nepermjet nje letre drejtuar ministres dhe drejtorit te QSUT, kane paralajmeruar dorehqjen ne grup duke renditur ne kete leter arsyet e ketij akti si: mosplotesimi i kushteve te punes, mbingarkesa me te semure e Urgjences, te cilet rrine aty mbi 48 ore per mungese vendesh, moszbatim rregullash nga ana e punedhenesve.

Doreheqja e mjekeve të Urgjences se QSUT eshte një akt i paprecedent ne historine e mjeksise shqiptare qe tregon deshtimin e plote dhe skandaloz te sistemit shëndetësor nen drejtimin e qeverise Rama. Sigurisht, kushtet qe shtyne keta profesioniste qe ia kane dedikuar jeten sakrificave per te semuret, jane po aq skandaloze ne cdo spital dhe sherbim urgjence te Republikes.

Kjo qeveri sapo kaloi Buxhetin per vitin 2018 dhe shendetesia dhe nuk eshte jo falas, por eshte ne ditet e saj me te zeza.

Kjo revolte vjen pasi ne dy vitet e fundit jane larguar nga Shqiperia vetem per ne Gjermani mbi 300 mjeke te specialiteteve te ndryshme per shkak te pagave te ulta, mungeses se kushteve dhe te sigurise ne vend.

Revolta e mjekeve te urgjences, largimi masive i kolegeve te tyre nga Shqiperia, mungesa e specialisteve kryesore ne dhjetra rrethe dhe spitale te vendit, deshmojne gjendjen katastrofale ne te cilen e katandisen shendetesine e vendit ata qe premtuan shendetesine falas, pra Edi Rama me Beqet e tij ne Shqiperi! sb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: