Saturday , April 21 2018

“Luftë” tregtarëve ambulantë në Elbasan!

Bashkia Elbasan ka paralajmëruar të gjithë tregtarët ambulantë se nuk do të lejohet që asnjë prej tyre të tregtojë në rrugët e Elbasanit!

Bashkia është treguar e prerë në këtë vendim, duke theksuar luftën ndaj konkurrencës së paligjshme dhe prishjen e imazhit të qytetit.

“Ne kemi tre tregje të licensuara dhe ambulantët që shesin nëpër rrugë konkurojnë në mënyrë të pandershme dyqanet dhe njerëzit që shesin sipas rregullit nëpër to dhe si rrjedhojë bashkia u kërkon ambulatorëve që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregje sipas rregullave të përcaktuara”- ka thënë Qazim Sejdini.

Në qytetin e Elbasanin janë tre tregje të licensuara. Është tregu tek stadiumi, tregu poshtë stacionit të trenit por tregtarët këmbëngulin për klientelën që kanë krijuar në këto hapësira.

Policia Bashkiake e Elbasanit ka deklaruar se do të ketë tolerancë zero ndaj tregtarëve që shesin nëpërr trotuare dhe vend e pa vend duke i dhënë fund këtyre fenomeve të tregtimit buzë trotuareve apo dyerve të shkollave në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Por ky aksion i policisë bashkiake nuk është pritur mirë nga tregtarët ambulantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: