Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Magjia e dritave që transformon Firencen në një muze në qiell të hapur (Foto)

Firence kthehet tashmë në një qytet muze me drita shumëngjyrshe, në të cilën ka ndodhur transformimi i ndërtesave historike dhe monumenteve të qytetit duke e kthyer atë në një muze të hapur.

Kështu deri më 8 janar të 2017 pamja në Firence do të dhurojë një vepër arti nga më të bukurat të realizuara ndonjëherë. Gjatë gjithë periudhës së festave, këtu do të shfaqen disa imazhe fantastike të realizuara nga drita që i ngjajnë atyre pamjeve të shfaqura në një muze, por këtë herë në qiell të hapur.

Çdo vit për festat realizohet kjo gjë duke e bërë Firencen një nga qytetet më të bukura dhe mikëpritëse, duke i dhënë një imazh të ri asaj.

Ndërsa këtë vit tre janë aspektet e reja që janë sjellë: rinovimi i aseteve të ndriçimit publik, objektet për ndriçime skenike dhe ekspozita krijuese me drita që realizohet këtë herë në ambjente të hapura.

Imazhet e veprave më të njohura janë parashikuar të vendosen në ndërtesat historikë, ku pamjet e tyre që do të shfaqen janë me të vërtetë mbresëlënëse, ku shëndrrimi do të jetë një performancë e tërë ngjyrash, citon elbasani plus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.