Thursday , February 22 2018

Makina e funeralit godet kabinën elektrike, lë pa drita 250 abonentë

Një automjet i shërbimit funeral është përplasur me kabinën elektrike dhe ka dëmtuar rëndë  transformatorin e OSHEE duke lënë pa energji 250 abonentë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e të martës në Kombinat, ku mjeti me targë AA 848 KN ka goditur një kabinë. Për rrjedhojë është dëmtuar rëndë transformatori që furnizon me energji pjesën qëndrore të Kombinatit dhe rethinat e tij, njofton OSHEE.

Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit i cili ka lënë pa energji 250 abonentë në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: