Wednesday , December 13 2017

Mesazhi i Bashkisë Elbasan i përcjellë me historinë e “Kanalit të zi” (Foto)

“Kanali i Xhamisë” në fshatin Bradashesh me një gjatësi rreth 1000m, jo pak herë ka përmbytur nënstacionin elektik dhe disa familjeve aty pranë.


Të njëjtin problem shkaktonte “Kanali i Zi” në fshatin Katund i Ri i cili kalon në krah të lumit Shkumbin.
Puna intensive paraprake për pastrimin e këtyre kanaleve parandaloi përmbytjet e shtëpive dhe tokave bujqësore.


Të nderuar qytetarë, siç shihni edhe nga fotot, kanalet e sapo pastruara kanë nisur të mbushen me mbetje urbane. Hedhja e mbetjeve urbane nëpër kanale, lumenj apo rrugë shpesh herë bëhet shkak për situata të rënda, siç janë përmbytjet. 
Kërkojmë bashkëpunimin e çdo qytetari për të mbajtur pastër qytetin, fshatin apo lagjen, por mbi të gjitha MOS HIDHNI MBETURINA NË KANALE APO PUSETA sepse bllokimi i tyre sjell pasoja të mëdha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: