Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...
Foto Arkiva

Mimi Kodheli: “Dikush tjetër do të ishte më mire për t’i dhënë një tjetër hov rrugës ku ndodhen Forcat e Armatosura

Kur kanë mbetur edhe 6 muaj nga zgjedhjet parlamentare, Mimi Kodheli ka deklaruar se nuk do të dëshironte të vazhdonte të ishte ministre e Mbrojtjes nëse PS fiton sërish zgjedhjet.

Kodheli nuk e shikon më veten në këtë post zyrtar, ndërsa nuk ka shprehur hapur ambicien për ndonjë tjetër karrige ministri.

“Të vinte dikush tjetër do të ishte më mire për t’i dhënë një tjetër hov rrugës së mirë në të cilën ndodhen Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes shqiptare në tërësi”, tha Kodheli në një intervistë për ‘Top Channel’.

Ndërsa e pyetur nëse e ka në synimet e saj, presidencën e vendit, ministrja Kodheli dha këtë përgjigje: “Ka shumë burra dhe gra në këtë vend që mund të jenë të denjë për postin e Presidentit të Republikës”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.