Wednesday , December 13 2017

Moment dramatik në Hagë, komandanti kroat pi helmin në sallën e gjyqit/ Video

Ish-komandanti kroat Slobodan Praljak ka pirë helmin në sallën e gjyqit në Hagë, teksa gjykohet për krime lufte.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai cilesohet se eshte është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

Sipas mediave te huaja, seanca përfundimtare u nderpre, pasi ish-zyrtari i ushtrisë kroate, piu helmin.

“Sllobodan Praljak, 72 vjeç, një ish-komandant në luftën e Bosnjes 1992-1995, piu para te gjitheve një shishe qe kishte me vete dhe bërtiti “Nuk jam një kriminel lufte”, raportojne mediat e huaja.

Veprimin e beri pasi gjykatesit konfirmuan dënimin e tij me 20 vjet në apel. Avokati i Praljakit më pas thirri: “Klienti im thotë se ka pire helmin”, nderkohe qe kryetari i kolegjit pezulloi seancen dhe bëri thirrje për një mjek.

Praljak ishte një nga gjashtë ish udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës për të dëgjuar vendimet e apelit.

Të gjithë ishin dënuar në vitin 2013 për persekutimin, përjashtimin dhe vrasjen e muslimanëve gjatë luftës së Bosnjës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: