Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Motori elektrik që po sjell risi në teknologji

Ky lloj motori ishte prodhuar dhe kishte dal në treg në vitin 2014, por me një seri të kufizuar. Tani pas rreth dy vjetësh të krijimit të këtij motori elektrik, ai del në shitje në gjithë Evropën. Po flasim pikërisht për motorin elektrik Johammer J1, të prodhuar nga kompania austriake me të njëjtin emër që themeloi vetë drejtimin me nje mobilitet të qëndrueshëm.
Me një gamë të gjërë rinovimi Johammer tashmë është riemëruar si Tesla e dy rrotave. Braktisja e dizajnit klasik dhe atij tradicional, ka bërë që ky motor elektrik të vijë me një kuti alumini që ruan qëndrueshmërinë e baterisë.
Motori elektrik Johammer ka ardhur në dy versione J1.150 dhe J1.200, të cilat ndryshojnë nga njëri-tjetri për nga autonomia maksimale.
Numri përkrah emrit tregon kilometrat që mund të bëhen me një bateri, e cila mund të lejojë një përshkrim distance prej 150 deri në 200 km.
Koha e nevojshme për të plotësuar deri në 80% kapacitetin e baterisë është midis 2-3 dhe 3-5 orësh, kjo në varësi të opsionit që ju zgjidhni. Për sa i përket mënyrës estetike dhe paraqitjes së këtij motori elektrik do të përmendim faktin se gjatësia e tij është 2.2 metra dhe pesha midis 159 dhe 178 kg.
Ky motor është i pajisur me dy pasqyra, të cilat shfaqin shpejtësinë dhe distancën e mjetit nga njëri-tjetri. Prezantimi i këtij motori është bërë me të vërtetë në mënyrë të bukur, por çmimi i tij është pak i kripur duke filluar nag 23 mijë deri në 25 mijë euro, citon elbasani plus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.