Monday , February 19 2018

Mrekullitë e ujit të orizit

Orizi është një nga ushqimet më të preferuara për njerëzit në mbarë botën. Ai është kultivuar për herë të parë në Azi dhe po në këtë vend është përdorur edhe si produkt bukurie.  Orizi përmban një sasi të konsiderueshme antioksidantësh, mineralesh, vitamina E dhe përbërës të tjerë që e bëjnë orizin një aleat shumë të mirë për kujdesin e lëkurës.

Uji i orizit ka disa efekte pozitive në shëndet dhe në lëkurë. Ai mund të përftohet nga zierja e orizit për disa minuta dhe më pas kullimi i tij. Është një recetë e vjetër kineze sipas së cilës uji që mbetet pas orizit të zier mund të shërbejë shumë.

Trajtues për flokët – Për flokë të fortë, të shndritshëm dhe plot shkëlqim përdorni ujë orizi në vend të balsamit.

Tonik për fytyrën – Përbërësit aktiv që gjenden në ujin e orizit zvogëlojnë madhësinë e poreve, heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndriçojnë lëkurën. Uji i orizit parandalon shfaqjen e puçrrave, gjithashtu.

Ndalon diarrenë – Mineralet e gjendura në oriz trajtojnë simptomat e diarresë.

Rrit energjinë – Uji i orizit i jep trupit 8 aminoacidet më esenciale që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe rritjen e energjisë.

Mund ta përdorni edhe ujin në të cilin zieni orizin në mënyrë të zakonshme. Por, në mënyrë që të merrni sa më shumë benefite, vendoseni orizin në një tepsi/tenxhere dhe vendosni më shumë ujë se zakonisht. Kur orizi zien, mund ta përdorni ujin. Konsumojeni të ngrohtë ose lëreni të ftohet, pavarësisht nga shijet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: