Wednesday , May 23 2018

Myftiu i Elbasanit uron besimtarët myslimanë për Ramazanin

Besimtarët myslimanë po përgatiten për muajin e madhërishëm të ramazanit. Në vigjilje të këtij muaj, myftiu i Elbasanit bënë urimin përkatës:

“Sonte në mbrëmje fillon falja e teravive dhe neser ne mengjes sipas kalendarit Islam fillon Muaji i Madhërueshëm i Ramazanit. Muaji i Begatisë, i Faljes, i Mëshirës, i Bujarisë, i Kenaqësisë Shpirtërore, i Lumturisë së Pastër, Muaji të cilin të gjithë besimtarët po e prisnin me padurim.

O Krijues, shtoi mirësitë për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. O Paqedhënës, në këtë muaj shtoje dashurinë mes njerëzve dhe dhuroi atyre mirësitë që vetëm Ti mund t’i japësh! O Zoti im, Ti je i Drejti, dhuroi drejtësi popullit ku unë jetoj!

O Zoti im, pranoi agjërimet e besimtarëve!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *