Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

Ndodh edhe kështu/ I bllokojnë gomën e makinës, plagos tre punonjësit e parkingut

Bashkitë prej kohësh kanë nxjerrë urdhrin se makinat që parkojnë keq në vende publike bllokohen dhe marrin gjobë nga punonjësit e bashkisë ose të kontraktuar nga bashkia.

Por një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku tre punonjës të një shoqërie private parkimi janë plagosur me thikë nga një 34-vjeçar për shkak të bllokimit të gomës së mjetit.

Sapo është njoftuar për konfliktin policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, pranë Kinoteatrit. Të plagosur kanë mbetur tre punonjës të kompanisë private të parkimit, E. A, 44 vjeç, F. V, 50 vjeç dhe Ç. V, 45 vjeç. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, H. D 34 vjeç është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Të dhënat e para flasin për një konflikt të nisur për shkak të bllokimit të gomës së mjetit të autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *