Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...

Nerja: një udhëtim në një nga qytetet më simpatike të Kosta del Sol

Të udhëtosh është aventura më e këndshme dhe që na lejon të mësojmë shumë gjëra apo vende të reja, të pavizituara më parë. Të ndërmarrësh një udhëtim për në Nerja, pikërisht në Kosta del Sol është më të vërtetë një eksperiencë e bukur.
Pikërisht Nerja e ndodhur në Spanjë është një vend i pasur me bukuri natyrore e kulturore, por edhe me një histori shumë intensive dhe interesante. Nga veriu në jug çdo cep i këtij vendi mund të na ofrojë një shumë të madhe mrekullish për të zbuluar.

15390957_638146023012641_5747147166048714546_n
Kështu ne me anë të këtij udhëtimi virtual dëshirojmë që ju të njihni këtë vend të mrekullueshëm dhe pse jo ta vizitoni atë.
Nerja është një nga qytetet më simpatike të Kosta del Sol. Një qytet i bukur, i vogël me pak më shumë se 17.000 banorë, të vendosur në bregdetin jugor të Mesdheut.
Për shumë vite Nerja është bërë një nga vendet më të dashura nga turistët, sidomos gjatë stinës së verës. Ky qytet ka shumë për të ofruar, ku para së gjithash renditet deti i mrekullueshëm fal ujit të qartë, që e bën atë dhe një nga vend-pushimet më të bukura bregdetare të Spanjës.

15420880_638145983012645_7195616737428056632_n
Gjithashtu karakteristikë e veçantë e udhëtimit në të është dhe vizitimi i rrethinave, të cilat do t’ju falin të gjitha karakteristikat e fshatrave andaluziane. Pas një dite në plazh është me të vërtetë bukur bërja e një shëtitje në rrugët e këtij vendi, ku ju do të gëzoni plotësisht atmosferën e paqes dhe qetësisë, kjo në saj të karakteristikave dhe ndërtesave me ngjyrë të bardhë që janë karaketrizueset e këtij qyteti.

15349749_638145943012649_8459954270795964292_n
Një tjetër pikë tërheqëse e këtij qyteti është dhe shëtitja përgjatë një shkëmbi, i cili ju ofron një pamje mahnitëse të të gjithë bregut të Nerjas. Gjithashtu nuk duhet lënë pa përmendur që në këtë vend ndodhen dhe shpellat e mrekullueshme të Nerjas, në të cilat ndodhen dhe stalagmitet më të mëdha në botë.

15356556_638145856345991_6713693490070464551_n
Me anë të këtij përshkrimi të Nerjas shpresojmë që ai të bëhet një ndër destinacionet ideale për pushimet tuaja të ardhshme, citon elbasani plus.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.