Wednesday , May 23 2018

Ngjarje horror në Greqi/Nëna dhe vajza shqiptare hedhin foshnjen në kosh plehrash

Një adoleshente dhe nëna e saj, me origjinë shqiptare janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë mbytur dhe hedhur në koshat e mbeturinave një foshnjë të sapolindur.
Sipas mediave greke, shqiptarja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur,19 vjeç, ka qenë shtatzënë me një djalë, të cilit nuk i kishte dhënë detaje mbi shtatzëninë.
Pasi ka sjellë në jetë të voglin, vajza i ka mbyllur atij gojën, që të mos dëgjoheshin të qarat, e më pas e ka mbytur me duar. Gjithë kjo ngjarje makebre është mbështetur nga e ëma.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në verilindje të Athinës. As nëna e saj nuk kishte kuptuar herët shtatzëninë e vajzës. E reja nuk shkoi në spital për të sjellë në jetë foshnjen, por e lindi atë në shtëpi.
Të voglin, siç kanë pohuar edhe vetë nënë e bijë, e futën në një qese të zezë dhe e hodhën në koshin e plehrave.
Më 26 shkurt kufoma e të porsalindurit u zbulua rastësisht. Nisën hetimet për të zbuluar se kush mund të kishte kryer këtë krim të tmerrshëm.
Rezultatet e analizës së ADN-së të cilat dolën pikërisht dje, në ditën e mamasë, zbuluan se i kujt ishte fëmija dhe më pas adoleshentja dhe nëna e saj u arrestuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *