Wednesday , December 13 2017
Foto Arkiva
Foto Arkiva

“Dua të ndahem”, polici qëllon të dashurën, vret të atin dhe dy kalimtarë

Një polic francez ka vrarë tre persona gjatë një debati familjar në një rrugë pranë Parisit, përpara se të vriste veten, shkruan BBC.

E dashura e tij, si dhe nëna e motra e saj, mbetën të plagosura gjatë incidentit, i cili ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarcellës.

Personat që kanë mbetur të vrarë mendohet të jenë babai i të dashurës së tij dhe dy kalimtarë të rastësishëm.

Kryebashkiaku i Sarcelles, qytet në veri të Parisit, tha se gruaja i kishte thënë së fundmi policit se donte të ndahej nga ai.

Sipas gazetës Le Monde polici në fillim ka vrarë dy persona me armën e shërbimit.

 “Ata ishin banorë të lagjes, i njihja mirë, sepse kam jetuar në këtë rrugë për 10 vjet”, tha kryetari i bashkisë së Sarcellës François Pupponi, duke shtuar se ata nuk kishin lidhje me policin.

31-vjeçari më pas kishte qëlluar me armë mbi fytyrën e të dashurës së tij, teksa ajo ishte në makinë. Ai gjithashtu qëlloi mbi babanë e saj, duke e lënë të vdekur, si dhe mbi nënën dhe motrën e saj përpara se të bënte vetëvrasje.

Trupi i tij u gjet në kopshtin e një shtëpie aty pranë./tvklan.al 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: