Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...

Përplasen pesë makina në autostradë, bllokohet njëri krah i rrugës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit në Sukth.

Nga aksidenti kanë mbetur pesë makina të dëmtuara, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po mundohet të zhbllokojë trafikun pasi është bllokuar njëri krah i autostradës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.