Slobodan Haljak, ish-komandanti i forcave kroate të Bosnjës i cili piu helm sot në seancën dëgjimore në Gjykatën e Hagës, ka ndërruar jetë.
Lajmin e bën me dije televizioni kroat i cili thotë se 72-vjeçari ka ndërruar jetë pasi piu helmin në sallën e gjyqit.
Slobodan Praljak ka pirë helm në Gjykatën e Hagës pasi u shpall fajtor për krime lufte.
Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg në 2013 për kryerjen e krimeve të luftës në Mostar, Bosnje.
Pasi dëgjoi vendimin, ai i e ktheu shishen e vogël me fund dhe u shpreh: “Nuk jam kriminel lufte.”
Menjëherë pas aktit seanca u pezullua me urdhër të gjykatësit.
Slobodan Parljak është një nga 6 ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të bosnjes që ka dalë në gjyq për gjykimin përfundimtar të apelit.