Wednesday , May 23 2018

Po mbani Ramazan? Ja çfarë duhet të hani në iftar

Iftari është koha ku i rimbushni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

Frutat dhe perimet

HPB rekomandon dy pjata fruta dhe dy pjata perime brenda ditës. Sigurohuni që ta keni nga një pjatë të secilës në dy vakteve tuaja gjatë ramazanit.

Orizi dhe alternativat tjera

Buka me krunde, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.

Mish dhe alternativa tjera

Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera te qumeshtit. Gjithashtu, për t’i mbajtur vaktet e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *