Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

Policia, vazhdon kapja e shtetasve në kërkim/ Arrestohen 9 persona

Policia e Shtetit ka vazhduar me planin e masave për kapjen e shtetasve në kërkim gjatë 72 orëve të fundit.

Në këtë operacion janë angazhuar shërbime nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkimit, Sektori i Krimit Ekonomik, Sektori i Krimeve ndaj Jetës, Shërbimet e Komisariateve të Policisë dhe Skuadra Shqiponjat.

Burime nga policia bëjnë me dije se në zbatim të tij janë realizuar 63 kontrolle banesash, 10 kontrolle lokalesh, 44 kontrolle mjetesh dhe 67 verifikime personash.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë kapur 9 shtetas, të dënuar për vepra të ndryshme penale brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.

Më konkretisht:

  1. E. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim policor më datë 06.12.2016, nga Komisariati i Policisë Nr 2 Tiranë, për veprën penale “Kanosja”, parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal.
  2. E. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 04.06.2015,  ku ka dërguar urdhërin e datës .04.06.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.
  3. K. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.11.2016,  ka dërguar urdhërin e datës 25.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dënuar me 2 muaj burg burg, për vepren penale ”Drejtim automjeti në mënyre të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
  4. E. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 16.11.2016,  ka dërguar urdhërin e datës 04.11.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.
  5. F. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 25.03.2016, ka dërguar urdhërin e datës 11.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga Neni 137/1 i Kodit Penal.
  6. L. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 23.02.2016, ka dërguar urdhërin e datës 10.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 248 e 259 të Kodit Penal.
  7. P. M., 24 vjeç, banues në Vlorë. i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143/1 i Kodit Penal.
  8. N. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 15.05.2015,  ku ka dërguar urdhërin e datës 14.05.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga Neni 85 i Kodit Penal.
  9. M. O., 33 vjeç, banues në Tiranë, shtetas Maqedonas, pasi Gjykata e Tetovës, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falcifikimi i dokumenteve”.

Policia e Tiranës do të vijojë punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *