Wednesday , May 23 2018
Foto Arkiva

Bujar Nishani i ftuar special në përurimin e tunelit në Turqi

Me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Kreu i Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, në krye të delegacionit shqiptar. Bujar Nishani ështe i ftuari special në ceremoninë e hapjes se tunelit.

Presidenti Nishani eshte pritur gjatë kësaj vizite të rëndësishme nga homologu turk, Recep Tayyip Erdogan, ku zhvilloi një takim kokë më kokë, si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive, ndërsa më pas do të ketë takime dypalëshe me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Karahman dhe me Kryeministrin Binali Yildirim.

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës përfshiu gjithashtu pjesëmarrjen në ceremoninë e përurimit të Tunelit Euroaziatik, që lidh nën tabanin e detit dy pjesët e Ngushticës së Bosforit në Stamboll, si dhe mbajtjen e një leksioni në Universitetin e Stambollit, si dhe një takim të përzemërt e vëllazëror me bashkësinë shqiptaro-turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *