Thursday , February 22 2018

Problemet kardiake jo vetëm shqetësim për meshkujt

Shpesh jemi mësuar që për shqetësimet kardiake apo ato të zemrës i referohemi vetëm si shqetësime që i përkasin më tepër meshkujve pa marrë parasysh që dhe femrat janë të prekura po aq sa dhe vetë meshkujt.

Sipas një studimi të kryer nga revista franceze e mjekësisë, Dr Rafaelle Delpech mjeke në universitetin e XI të Parisit, duke kryer një anketim të 2200 pacientëve dhe 52 mjekëve arriti në konkliuzinin se nr i pacientëve meshkuj nga vitet 80-të e në vazhdim kishte ardhur, duke u ulur si pasojë e trajtimit më të mirë që në rastet e para të shfaqjes së shenjave të sëmundjeve kardiake.

Nga statistikat per gjendjen shëndetësore të shtetasve në vitin 2009-2010 të publikuar nga ministria e shëndetësisë Italiane, vihet re një ndryshim stili në mënyrën e jetesës ndërmjet dy gjinive. Meshkujt duke lënë pirjen e duhanit  dhe mos konsumimin e alkolit marrja me aktivitet fizike ka bërë që të ndikojnë tek shëndeti i tyre fizik dhe kardiak në krahasim me femrat që nuk kanë ndryshuar shumë nga mënyra e tyre e jetesës.

Disa nga shenjat e një sulmi në zemër janë: dhimbje të shpinës të shpështa në kraharor, dhimbje në qafë, diarre të shpeshta etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: