Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

Pronat, Rama: Ligji i ri lë pas problemet e së shkuarës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme nga përurimi i ambienteve të reja të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, se reforma e ndërmarrë nga qeveria e tij për zgjidhjen e problemit të pronave e ka shkëputur këtë çështje nga problemet e së shkuarës.

“Ligji ka pësuar ndryshime të vazhdueshme dhe tashmë janë vendosur piketat e së ardhmes. Reforma që ndërmorëm në lidhje me pronat ishte nga më komplekset”, ka thënë Rama.

Sipas tij, ligji që fut në proces zbatimin e reformës i jep një zgjidhje përfundimtare problemit.

“Gjykatat e këtij vendi i kanë bërë pronës atë që nuk ia ka bërë askush ndër shekuj. Ligji i ri e shkul nga themelet sistemin e kalbur të njohjes së pronësisë”, ka thënë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *