Wednesday , May 23 2018

Protesta e mësuesve/ Mësuesit protestues takohen me ministren Nikolla. Ja çfarë kërkojnë

Përfaqësia e Sindikatës së Pavarur e Arsimit të Shqipërisë ka zhvilluar sot takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikollën, për problemet që ka ngritur dhe e kanë nxjerrë në protestë dy herë këtë sindikatë.

Gjashtë përfaqësuesit i kërkuan Nikollës: shpërblimin e fundvitit; pagesën e orëve mbi normën mësimore javore; pagesën e transportit të mësuesve dhe formatimin e funksionimin e Këshillit Kombëtar dhe Këshillave vendore të Arsimit Parauniversitar.

Ata thanë se një pjesë e kërkesave u pranuan,por e lanë të hapur mundësinë e grevës njëorëshe të paralajmëruar në të gjithë sistemin arsimor nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *