Thursday , February 22 2018

Qumështi i devesë. Ja çfarë sëmundjesh shëron.

Deveja është kafshë trupmadhe me këmbë të gjata, me qafë të gjatë e të përkulur, me kokë të vogël dhe me një gungë ose me dy gunga në kurriz, që përdoren në shkretëtira të thata si kafshë ngarkese. Po ashtu nga kjo kafshë merret leshi dhe qumështi.

Qumështi i devesë është qumështi që afron më shumë me qumështin e gjirit të njeriut, shija e tij gjithashtu është e ndryshme dhe sillet nga shumë i ëmbël deri në të kripur.

Një studim i bërë nga një organizatë shtetërore e specializuar në Emirate, doli me përfundimin se qumështi i devesë ka dobi të mëdha mjekësore, dhe kjo për shkak të përmbajtjes së tij proteinore me veti imune mbrojtëse kundër një numri të madh të sëmundjeve të rrezikshme të brendshme (të barkut).

Qumështi i devesë ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve, si: verdhëza, problemet e shpretkës, tuberkulozi, astma, anemia, hemorroidet, problemet në funksionet e mëlçisë, diabeti, pakëson përqindjen e kolesterolit në trup, gjë e cila ndalon arteriosklerozën dhe goditjen e njeriut nga sëmundjet e ndryshme të zemrës, rrufa, bronkiti, shto këtu edhe ulçërën e stomakut, kancerin dhe sëmundjet e mëlçisë dhe inflamacionet e saj (hepatitin).

Gjithashtu qumështi i devesë, për shkak të përmbajtjes së tij të pakët të energjisë dhe yndyrës, ndihmon në rënien e peshës dhe njëkohësisht ai forcon trupin dhe shikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: