Wednesday , December 13 2017
Foto Arkiva

Rama: Pastrojmë çdo centimetër rrugë për Shqipërinë dhe Turizmin që duam

Kryeministri Edi Rama, ashtu si çdo ditë edhe sot, me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur  dhe  uruar një ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve.

Këtë herë Rama ka zgjedhur që përshëndetjen e tij ta shoqëronte me disa foto të Forcave të Armatosura, të cilat janë duke pastruar aksin rrugorë Qafë Gjashtë- Qafë Botë- Sarandë.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Gjashtë – Qafë Botë – Sarandë. Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër”, shkruan kreu i qeverisë në statusin e tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: