Wednesday , May 23 2018

Rëndësia dhe koha kur duhet ngrënë mëngjesi!

Konsumimi i ushqimit në mëngjes është një ndër shërbimet më të mira që ju i bëni trurit dhe trupit tuaj.

Por, fatkeqësisht jeta e ngarkuar që keni shumë prej jush, ndikon që edhe në mëngjes të konsumoni ushqime të thata, qoftë në rrugë apo në makinë. Të filloni ditën tuaj pa mëngjes, është si të nisni makinën tuaj pa naftë apo bënzinë, citon elbasaniplus.

Ja disa nga arsyet pse është e rëndësishme të konsumoni një mëngjes të shëndetëm?

Konsumimi i ushqimit të lehtë në mëngjes ndikon në shëndetin tuaj. Ai redukton në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e diabetit, kolesterolit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimet e ndryshme tregojnë se konsumimi i ushqimit në mëngjes, ka efekt pozitiv në kujtesë dhe në mënyrën më të mirë të funksionarit të trurit,citon elbasaniplus.

Ajo që ju konsumoni në mëngjes, do të ndikojë në dietën tuaj gjatë pjesës tjetër të ditës. Disa lloje të ushqimeve që konsumohen ne mëngjes, reduktojnë oreksin dhe gjatë gjithë ditës ju keni përshtypjen se jeni të ngopur.

Ja si duhet të jetë mëngjesi yt perfekt?

Qumësht, kafe, një fetë buke e thekur me tri lugë të vogla reçel jo shumë të ëmbël dhe një frut të freskët të stinës.

Koha më e mirë për të ngrënë mëngjes është një orë pasi jeni zgjuar nga gjumi, citon elbasaniplus.

Është një e fshehtë që shërben për t’i dërguar organizmit një mesazh të saktë. Duhet të japësh komandën e aktivizimit për të djegur yndyrnat dhe sheqernat. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë bien energjitë dhe trupi fillon të ndjehet njësoj sikur është në gjumë. Prandaj është e rëndësishme që mëngjesin ta konsumoni një orë pasi jeni zgjuar, sepse trupi dhe truri juaj është i zgjuar komplet dhe energjitë i ka në maksimum, gjë që mundëson djegien më mirë të kalorive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *