Wednesday , December 13 2017

Rezultatet e anketimit të fëmijëve nga mosha 12 deri në 17 vjeç /Dekurajuese për Shqipërinë

Një raport i publikuar nga “Save the Children” jep të dhëna alarmante për moshën e shqiptarëve që duan të largohen drejt vendeve të perëndimit. Nga anketimi i bërë me fëmijë të moshës 12 – 17 vjeç, rezulton se pothuajse 55% e tyre nuk janë optimist për gjetjen e një punë pas përfundimit të shkollës dhe si altarnativë zgjidhje japin largimin nga Shqipëria.  Drejtoresha e organizatës “Save the Children”, Anila Meço, i tha Report Tv Vdetajet për gjetjet e këtij raporti.

Qartësisht thanë që ndoshta dikur do gjejmë një punë por jo në shqipëri dhe kjo për shkak të situatës ekonomike që ndodhet Shqipëria cfarë perceptohet tek fëmijët nga situata që po kalojnë prindërit e tyre, sa të vështirë e kanë punësimin motrat dhe vëllezërit e tyre më të rritur. Dhe nuk flasim për fëmijë më të vegjël por pyetësori ka mbuluar fëmijët nga 12 deri në 17 vjeç, u shpre drejtoresha e “Save the Children”, Anila Meço.

Sipas Meços, rezultatet e dala flasin për fëmijë të stresuar nga detyrat dhe rezultatet e shkollës, apo fëmijë që njihen nga afër me akte të dhunshme.

10 përqind të fëmijëve u shprehën qartësisht se nuk ndihen të sigurt në ambientet e shkollës, shumicë e tyre kanë shprehur opinionin e tyre por 60% e tyre kanë kërkuar që të dëgjuar nuk janë dëgjuar. Nga ata që marrin vendimet që i përkasin atyre jo për cdo gjë. Të gjithë fëmijët mendojnë që shteti duhet të bëjë më shumë dhe të bëjë edhe atë cka duan ata jo vetëm cfarë ka mundësi të bëjë, tha Meço.

Raporti paraqet pikëpamjet e fëmijëve lidhur me shqetësimet që ato kanë për respektimin e të drejtave të tyre, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe të ardhmen e tyre.  Studimi përfshiu pjesëmarrjen e 1200 fëmijëve në 8 bashki të Shqipërisë. Save the Children, është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare që promovon të drejtat e fëmijëve, siguron ndihmë dhe ndihmon fëmijët në vendet në zhvillim. Ajo u krijua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1919, ndërsa në Shqipëri operon prej 1999.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: