Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

Rio Tinto: Historia e trishtuar e lumit të Kuq, i cili rrjedh përmes jugut të Spanjës

Çdo vend mund të sjell kujtime apo përjetime si të mira dhe të këqija. Historia e këtij lumi që do të tregojmë tani, në fakt është e trishtuar.

 
Huelva(Andaluzi, Spanjë). Pikërisht ky është dhe një nga vendet ku natyra nuk ndalet dhe ndonjëherë na befason me krijimet e saj me të vërtetë të pazakonta.

 
Me artikullin e sotëm ne do t’ju prezantojmë me një lumë shumë të veçantë dhe unik që ndodhet në Andaluzi, pikërisht në provincën e Huelva-s. Po flasim për Rio Tinto, një lumë tërësisht i kuq që e ka origjinën nga malet e Sierra Morena. Ky lumë shtrihet në gjirin e Cadiz duke arritur deri në Huelva.

 
Po nga se shkaktohet ngjyra e kuqe e këtij lumi?

 
Ajo vjen ose shkaktohet nga sasia e lartë e hekurit që përmban në brendësi ky lumë. Pikërisht kjo shumë e tepruar e hekurit atribuon në krijimin e kësaj ngjyre shumë të pazakontë në ujë.

 

15440507_639180499575860_637620765971744328_o
Ujërat e tij kanë një nivel të lartë aciditeti dhe për këtë arsye njerëzit nuk mund të notojnë në këtë lumë.

 

15380368_639180456242531_9218656212111048616_n
Rio Tinto ndodhet në një zonë e cila ka qenë gjithmonë e njohur për minierat e saj.

 

15420763_639180429575867_3508340181490997719_n
Këto miniera janë dhe simboli i gjithë kësaj historie trishtimi që tani reflektohet në ujërat e këtij lumi.

15540823_639180402909203_7856376186464285544_o
Megjithatë prej faktit që ujërat e këtij lumi janë në ngjyrë të kuqe që është shumë ndryshe nga ato të lumenjve të zakonshëm ka bërë që vizitat në të të mos mbarojnë asnjëherë. Kështu gjatë gjithë periudhës së vitit Rio Tinto vizitohet ose tërheq shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës, kjo vetëm për të vëzhguar ujërat e çuditshme të lumit, citon elbasani plus.

15585394_639180382909205_4970717954384433912_o

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *