Monday , February 19 2018

Rovaniemi, fshati më i bukur turistik që mund të vizitoni për festat e fundvitit

Jo të gjithë janë në gjendje që të shkojnë për pushime diku, por meqenëse festat po afrojnë atëherë ne me anë të këtij artikulli ju sugjerojmë një vend të mrekullueshëm në shtetin e Finlandës.
Në fakt ky vend cilësohet si qendra e njerëzve që duan të festojnë ndryshe dhe bukur festat e fundvitit.

Megjithatë duhet thënë që Rovaniemi mirëpret pothuajse gjatë gjithë vitit njerëz nga e gjithë bota dhe jo vetëm për festa, duke i paraqitur atyre pamje dhe imazhe mahnitëse të natyrës, një kuzhinë të pasur të atij vendi, akomodim në shtëpi të rehatshme, por mbi të gjitha shëtitje dhe copa vendi të magjishme që ndodhen në të.

Pra ky vend është një oaz në mesin e natyrës së egër dhe një përzierje e kulturës, historisë dhe peisazhit përrallor.

Ja cilat janë disa nga gjërat që ju mund të bëni nëse vendosni të vizitoni këtë vend për festate fundvitit apo në çdo kohë të tij:

1.Vizitimi i fshatit në tërësi që do t’ju fal pamje të paimagjinueshme. Claus Fshati Santa

15390978_638623862964857_5146634462897275277_n
2.Mund të vizitoni vendin ose zyrën e plakut të vitit të ri, nga ku ju mund të dërgoni një kartolinë të personalizuar në emrin tuaj.

15492049_638623922964851_5800377069114009709_n

3.Gjithashtu mund të bëni shëtitje dhe të vizitoni parkun e madh të këtij fshati.

15541610_638623942964849_2581590298921083798_n

4.Mund të vizitoni galerinë prej akulli në të cilën janë vendosur skulptura të bëra pikërisht nga akulli.

15400328_638623959631514_5813339027591586544_n

5.Një shëtitje ose udhëtim me tren mund t’ju çojë në një dyqan kukullash për fëmijët, pikërisht për festat e fundvitit.

15390669_638624002964843_1279497618429705178_n

6.Të ndërmerrni shëtitje në pyllin e mbuluar me dëborë.

15578677_638624116298165_919131629492440745_n
7.Natën mund të shikoni me admirim pamjen që ju falin yjet në bardhësinë e dëborës.

15439894_638624139631496_5969424771975278206_n
8.Shëtitjet në dëborë mund t’ju ndeshin me tufa të mëdha drerësh, të cilat mund të mos i shihni në vende të tjera.

15492422_638624166298160_941936775562147872_n
9.Mund të flini në hotele të ndërtuara nga akulli.

15391071_638624182964825_6308240178044884531_n

10.Së fundmi rekomandohen dhe shëtitjet e mëngjesit me peizazhet unike të fshatit përkrah jush.

15355624_638624236298153_92067314060229828_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: