Wednesday , May 23 2018

Sektori i Gruas pranë Myftinisë Elbasan, aktivitet me rastin e Muajit të Ramazanit

Ramazani është muaji i agjërimit në fenë islame. Vlera e muajit të ramazanit është e madhe për muslimanët për këtë shkak është bërë obligim agjërimi i këtij muaji. Madhështor e bën këtë muaj Kur’ani famëlartë sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e tij dhe në këtë muaj është bërë kompletimi i tij. Këtë muaj janë të obliguar të gjithë muslimanët e muslimanet ta agjërojnë, përveç atyre të cilët përjashtohen nga ky detyrim sipas dispozitave fetare.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të “Themeleve të Besimit” të fesë Islame. Agjërimi ka disa anë të dobishme, që mbështeten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqërore dhe individuale, sidomos në edukimin e veseve dhe për të shprehur falenderimin ndaj Krijuesit për mirësitë që na ka dhënë.

Në kuadër të këtij muaji sektori i gruas në Myftininë Elbasan organizoi ditën e sotme në ambientet e teatrit Skampa aktivitetin me rastin e ardhjes së muajit të madhërishëm të Ramazanit. Ky aktivitet u çel nga vogëlushët e kopshtiti “Fëmijët e lumtur”, ku uruan të gjitha besimtaret e pranishme “Gëzuar Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit”.

Më pas aktiviteti vijoi me lexime nga Kurani, ilahi nga kori i vajzave, po ashtu edhe i djemve. Në këtë aktivitet nuk mungoi as dokumentari i përgatur nga ky sektor, një dokumentar ku tregoi madheshtinë e këtij Muaji të begatë dhe rëndësinë e tij për besimtarët myslimanë.

Aktiviteti u mbyll me ilahinë kushtuar Ramazanit, në gjuhën angleze nga vogëlushet e shkollës Rrahma School.  Aktiviteti ka përcjellë emocione tek të pranishmet dhe është shoqëruar gjatë gjithë kohës me duartrokitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *