Wednesday , May 23 2018

Selinoja dhe të mirat e saj në shëndet

Në lashtësi selinoja ishte symbol i bukurisë dhe gëzimit. Më pas në Romë kjo bimë simbolizonte fitoren dhe kështu sëbashku me dafinën u përdorën si kurora në kokat e fituesve.

Selinoja përmban minerale shumë të rëndësishme si kalium, zink, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B etj. Gjithashtu selinoja përmban pthalides, te cilat ndikojnë ne uljen e presionit te gjakut duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët te zgjerohen.

Sasia e madhe e vitaminës C që gjendet tek selino e bën trupin të jetë më i shëndetshëm dhe të ketë imunitet më të fortë.

Pthalides që përmban selino gjithashtu mund të ulë kolesterolin me rritjen e sekretimit të acidit.
Po ashtu, selino përmban coumarins substanca që janë efektive ne parandalimin e kancerit.

Selino besohet se ka veti anti-inflamatore, të cilat ndihmojnë në probleme të tilla si artriti.

Selino nuk ju ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të humbur peshë, por ajo përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me fibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *