Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

Sherr me familjen, një 19 vjeçare tenton t’i japë fund jetës

Një vajzë e re në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës, pas një debati që ka pasur me familjen.

Raportohet se dje një 19 vjeçare është dërguar në spital nga familjarët në gjendje të rëndë.

Nga hetimet e para dyshohet se e reja pas një konflikti me familjarët e vet, ka konsumuar një sasi ilaçesh.

Pas marrjes së ndihmës së nevojshme në spital, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e debateve në familje nuk bëhen me dije, ndërkohë që për vlerësim materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *