Wednesday , December 13 2017

Sherr mes dy krushqive për emrin e fëmijës, 1 i vdekur e 7 të plagosur

Vendosja e emrit të një fëmije të porsalindur është bërë shkak për një sherr masiv me armë, shkopinj e gurë mes familjes së nuses dhe dhëndrit në Turqi.

Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, sherri mes familjeve në qytetin Osmaniye, afër kufirit me Sirinë, përfundoi me një të vdekur dhe shtatë të plagosur.

Agjencia thotë se mes dy familjeve kishte mosmarrëveshje, teksa emri i fëmijës i ka ndezur edhe më shumë ato.

E ëma e fëmijës, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, shkoi në shtëpinë e të atit pas diskutimeve me familjen e bashkëshortit për emrin e të porsalindurit.

Debatet vazhduan edhe atje duke u kthyer në një sherr masiv mes dy familjeve. Daja i fëmijës së porsalindur, 23-vjeçari Musa Çeçan, i cili ishte kthyer me leje në shtëpi nga ushtria, u vra me armë zjarri, ndërsa 7 persona të tjerë morën plagë me gurë dhe shkopinj.

Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa 10 persona u arrestuan. /tvklan

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: