Loading...
Wednesday , May 23 2018
Loading...
Loading...

Shifra alarmante/1500 fëmijë shqiptarë pa prindër, rrugëve në Itali

Në qendrat e pritjes në Itali ndodhen 1505 fëmijë shqiptarë pa prindër, braktisur atje për të marrë dokumentat e qendrimit.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me disa përfaqësues dhe ekspertë nga institucioni zhvilluan një vizitë studimore në Itali. Ai tha se rreth 2474 shqiptrë janë të privuar nga liria në institucionet italiane, mes të cilëve 28 janë gra.

Ata takuan Garantuesin Kombëtar të të drejtave të të dënuarve ose personave të privuar nga liria të Italisë, z.Mauro Palma dhe Totozani konstatoi një fakt mjaft shqetësues, prezencën e  1505 të miturve shqiptarë të pashoqëruar nga prindërit në qendrat e pritjes, nga të dhënat e fundit të regjistruara më 31 tetor 2016.

Në takim u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit në dobi të shkëmbimit të eksperiencave në nivel ndërkombëtar dhe për mbrojtjen e qytetarëve respektivë, sidomos në fushën e migracionit.

Fëmijët shqiptarë të pashoqëruar në Itali zënë rreth 9.5 % të të gjithë fëmijëve të pashoqëruar që kanë shkuar në Itali dhe, renditen të tretët pas atyre nga Egjipti dhe Gambia. Bashkëpunimi për mbrojtjen e të drejtave të tyre mori një vëmendje të veçantë gjatë takimeve me palën italiane.

Totozani me ekspertë të institucionit, kryen një vizitë monitoriuese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Santa Maria Capua Vetere, në rajonin e Campania-s, ku u takua me të dënuar shqiptarë në këtë qendër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *