Thursday , February 22 2018

Shpërndanin kokainë dhe kanabis te universiteti, dy të arrestuar

Policia e kryeqytetit ka vënë nën pranga dy të rinj të të cilët dyshohen se shpërndanin kokainë dhe kanabis sativa pranë fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit.

Mariglen Abedini 32 vjeç dhe Françesko Qafoku 33 vjeç, banues në Tiranë, pranë fakultetit, nga kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën lëndë narkotike.

Më konkretisht në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, duke lëvizur me automjetin tip “Renault”, ku gjatë kontrollit fizik u është gjetur lëndë e dyshuar narkotike.

Ndërkohë nga kontrolli në banesën e Abedinit u gjetën 13 gramë heroinë, 12 gramë kanabis sativa, 0.6 gramë kokainë dhe 13 tableta metadon.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një makinë tip “Renault” dhe 5 celularë.

Dyshohet se dy të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike edhe pranë gjimnazeve “Petro Nini Luarasi” dhe “Besnik Sykja”, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: