Monday , February 19 2018

Si mund t’i ndihmojmë njerëzit në Aleppo? Ja 9 organizata bamirëse që sigurojnë ushqim, strehim, ndihmë mjekësore dhe edukim për sirianët

Sarah Ann Harris

Njerëzit në mbarë botën janë tronditur nga ngjarjet e fundit në qytetin e Sirisë, Aleppo, ndërsa forcat pro-qeveritare duket se do të marrin përsëri kontrollin e plotë të qytetit.

OKB-ja ka përshkruar një “shembje të plotë të njerëzimit” në qytet, ku forcat pro-Assadit thuhet se kanë hyrë nëpër shtëpi dhe kanë vrarë dhjetëra civilë- duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Zyra e të drejtave të njeriut në OKB-së tha se kishte prova të besueshme se 82 civilë u qëlluan për vdekje pasi forcat qeveritare kishin hyrë në shtëpitë e tyre.

Mijëra njerëz raportohen se janë bllokuar në lagjet e fundit të mbajtura nga rebelët, shumë prej të cilëve kanë postuar mesazhe lamtumire dhe kanë bërë thirrje për ndihmë në mediat sociale.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon shprehu shqetësimet e tij për “raportet e mizorive kundër një numri të madh të civilëve”.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve – veçanërisht qeverisë së Sirisë dhe aleatëve e saj – që të mbrojnë civilët.

Syrian residents, fleeing violence in the restive Bustan al-Qasr neighbourhood, arrive in Aleppo's Fardos neighbourhood on December 13, 2016, after regime troops retook the area from rebel fighters. Syrian rebels withdrew from six more neighbourhoods in their one-time bastion of east Aleppo in the face of advancing government troops, the Syrian Observatory for Human Rights said. / AFP / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)
Syrian residents, fleeing violence in the restive Bustan al-Qasr neighbourhood, arrive in Aleppo’s Fardos neighbourhood on December 13, 2016, after regime troops retook the area from rebel fighters.
Syrian rebels withdrew from six more neighbourhoods in their one-time bastion of east Aleppo in the face of advancing government troops, the Syrian Observatory for Human Rights said. / AFP / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Për njerëzit në anën tjetër (Britania e Madhe) është e vështirë të dinë kur të fillojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar njerëzit e bllokuar dhe të prekur nga kriza e vazhdueshme.

Ne si media kemi dhënë një drejtim në disa organizata bamirëse, të cilat njerëzit mund të dhurojnë dhe të ndihmojnë me veshje, mjekësi, ushqim, strehim dhe arsimim.

Kryqi i Kuq Britanik

Kryqi i Kuq, së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe, po furnizon me ushqim dhe ilaçe njerëzit në nevojë të dëshpëruar.

Ata tashmë kanë mbështetur 1000 familje që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Kjo përfshin sigurimin e ushqimit thelbësor, strehimin, ujë dhe kujdesin mjekësor.

Ekipet janë duke ofruar kujdes mjekësor dhe autoambulanca për të transportuar rastet emergjente në objektet e specializuara.

DHURONI KETU

Helmetat e bardha

Mbrojtësit Civilë në Siri, të njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha për shkak të helmetave të tyre të dallueshme të bardha, është një organizatë vullnetare joqeveritare për mbrojtjen e civilëve, e cila punon për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Donacionet për “fondin e heroit” përdoren për të paguar kujdesin mjekësor për të lënduarit e Helmetave të Bardha, për t’i ndihmuar ata të ringrihen në këmbë, si dhe të mbështesin familjet e vullnetarëve të vrarë në veprim.

DHURONI KETU

A man carries a child as he flees deeper into the remaining rebel-held areas of Aleppo, Syria December 12, 2016. REUTERS/Abdalrhman Ismail
A man carries a child as he flees deeper into the remaining rebel-held areas of Aleppo, Syria December 12, 2016. REUTERS/Abdalrhman Ismail

Mjekët pa Kufi

Shumë pak mjekët mbeten në Aleppo dhe, pavarësisht statusit të mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar, shumë spitale dhe objekte të tjera mjekësore janë shkatërruar.

Shoqata “Mjekët pa kufij” mbështet tetë spitale në qytetin e Aleppos. Ka gjashtë objekte mjekësore në të gjithë Sirinë veriore dhe mbështet më shumë se 150 qendra shëndetësore dhe spitale në të gjithë vendin, shumë prej tyre në zonat e rrethuara. “Mjekët pa kufij” nuk janë më në gjendje të hyjnë në qytet, por vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar objektet që mbështesin.

DHURONI KETU

“Koalicioni Dashuria”

Kjo organizatë jo-fitimprurëse ndihmon në nevojat themelore të personave të zhvendosur, të tilla si kujdesi shëndetësor, strehimi, ushqimi dhe ujë, dhe, pastaj vazhdon të ndihmojë në rindërtimin e jetës përmes granteve të fuqizimit për ata që kërkojnë mundësitë e punës dhe arsimimin e fëmijëve të tyre.

Vetëm disa milje larg Aleppos, ata tashmë po ushqejnë më shumë se 20.000 njerëz dhe kanë siguruar strehim dhe ngrohtësi për ata që kanë mbetur pa shtëpi.

DHURONI KETU

Syrian civil defence volunteers, known as the White Helmets, rescue a woman from a building following reported airstrikes on Aleppo's rebel-held district of al-Hamra on November 20, 2016. / AFP / THAER MOHAMMED (Photo credit should read THAER MOHAMMED/AFP/Getty Images)
Syrian civil defence volunteers, known as the White Helmets, rescue a woman from a building following reported airstrikes on Aleppo’s rebel-held district of al-Hamra on November 20, 2016. / AFP / THAER MOHAMMED (Photo credit should read THAER MOHAMMED/AFP/Getty Images)

Siria Relief

Kjo organizatë bamirëse filloi ofrimin e ndihmës mjekësore për popullin e Sirisë, por që atëherë është zgjeruar në dhënien e ndihmës në ushqim, strehim dhe arsimim.

Ekspertiza e tyre mjekësore ka rezultuar veçanërisht e dobishme në fillimin e një qendre të shëndetit mendor, e cila ndihmon personat që kanë përjetuar trauma të rënda dhe që jetojnë në një zonë lufte, si dhe kanë një projekt madhor, ai i sigurimit të protezave të gjymtyrëve për ata që janë plagosur rëndë nga bombardimet.

DHURONI KETU

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit

IRC ka ushtruar ndihmesën e saj në Siri që nga viti 2012, duke ofruar ndihmë emergjente dhe ndihmë humanitare personave që janë në arrati nga konflikti.

Puna e tyre ka përfshirë mbështetje klinike me asistencë shëndetësore urgjente dhe çështje të tjera, duke u siguruar njerëzve të zhvendosur rroba dhe furnizime emergjente, duke i dhënë fëmijëve edukim, këshillim dhe mbrojtje si dhe ndërtimin e stabilitetit ekonomik me trajnim profesional.

DHURONI KETU

Krah për krah për Sirinë

Kjo organizatë bamirëse jep ndihmë emergjente direkt për ata që jetojnë nën kërcënim të vazhdueshëm dhe që përpiqen të mbijetojnë në kushte ekstreme.

Ata ofrojnë ushqim, veshje, ujë dhe kanalizime, si dhe ndihmë mjekësore.

Gjithashtu punojnë si partnerë të zbatimit në emër të agjencive të tjera të ndihmës dhe bamirësive.

DHURONI KETU

Fondacioni Karam

Fondacioni Karam është një organizatë jo-fitimprurëse e cila merret me projektet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe shpërndan ndihma.

Ata janë aktualisht në drejtimin e një programi të ndihmës emergjente për fëmijët e Sirisë, duke ofruar ndihmë emergjente për shkollat.

DHURONI KETU

The Syrian American Medical Society

SAMS ofron asistencë mjekësore në terren në jug të Sirisë, si dhe për refugjatët në Turqi, Liban dhe Jordani, si dhe furnizimin me mjete mjekësore.

Ata kanë trajtuar tashmë mbi 2.6 milionë pacientë dhe kanë mbështetur mbi 1,700 punonjës të shëndetësisë.

DHURONI KETU

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: